17.7 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Presidenti i Federatës zvicerane në vizitë dyditore në Kosovë

- Advertisement -

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc dje dhe sot po qëndron për vizitë zyrtare në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku u prit nga presidenti Agim Ademi. Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy federatave.

Gjatë takimit, presidenti Ademi dhe homologu i diskutuan mbi avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella, duke theksuar se raportet mes dy federatave janë në një nivel të shkëlqyeshëm.

Ndër temat e diskutimit ishte çështja e futbollistëve shqiptarë që luajnë në Zvicër, si dhe mundësitë e organizimit të ndeshjeve miqësore në vitin 2025.

Presidenti Ademi shprehu mirënjohjen e tij dhe të FFK-së për vizitën e presidentit Blanc si dhe besimin se kjo vizitë do të kontribuojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy federatave, duke pasur parasysh faktin se mërgata kosovare është një aset i rëndësishëm si për Kosovën, ashtu edhe për shtetin zviceran.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit