Presidenti i federatës turke u ofron lojtarëve vila nëse kualifikohen

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Ibrahim Hacıosmanoglu, ka motivuar maksimalisht kombëtaren e Turqisë në prag të finales së “play-off”-it të Kupës së Botës ndaj Kosovës.

Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën vendimtare për kualifikim në Botërorin 2026.

Kreu i federatës ka qenë i pranishëm në stërvitjen e skuadrës, ku ka dhënë edhe një premtim të bujshëm për lojtarët në rast kualifikimi në Botëror.

Sipas mediave turke, ai u ka premtuar futbollistëve nga një vilë në Bodrum nëse arrijnë të sigurojnë fitoren ndaj Kosovës.

“Kemi 22 vite që nuk marrim pjesë në Kupën e Botës. Nëse kualifikohemi, do t’i shpërblej lojtarët me vila, të cilat do t’i paguaj personalisht nga xhepi im”, ka deklaruar Hacıosmanoglu.

Ky premtim vjen si një shtysë shtesë për përfaqësuesen turke, e cila synon rikthimin në skenën më të madhe të futbollit botëror pas një mungese të gjatë. /RTKlive/

Të ngjashme

Të fundit