18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Presidenti i Federatës së Futbollit të Hungarisë organizoi darkë zyrtare për delegacionin e FFK

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Hungarisë, Sàndor Csànyi, ka organizuar darkë zyrtare për delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës, në prag të ndeshjes miqësore ndërmjet Hungarisë dhe Kosovës.

Presidenti Csànyi i uroi mirëseardhje presidentit Agim Ademi dhe delegacionit të FFK-së.

“E di që Busapestin e keni në zemër sepse pikërisht nga ky qytet keni marrë lajmin e madh për futbollin e vendit tuaj, pranimin në UEFA”, tha Csànyi, i cili Kosovës i uroi shumë suksese në të ardhmen.

Teksa presidenti Ademi duke e falënderuar homologun e tij për mikpritje theksoi që Kosova është krenare që sot do të zhvillojë ndeshje në Budapest, në qytetin që ka shumë domethënie për ne.

Delegacionet uruan për një lojë fer si dhe bënë shkëmbimin e dhuratave si në çdo takim të kësaj natyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit