Sipas gazetës “L’Equipe”, Deschamps mund të kërkojë një zgjatje të kontratës deri në Kupën e Botës 2026, por afati aktual përkon me atë të mandatit të tretë dhe të fundit të Le Graet si president. I pyetur për një apel të mundshëm për Zinedine Zidane në rast të dorëheqjes së Deschamps, numri 1 i futbollit francez u përgjigj: “Nuk mendoj për hipotezën se Didier mund të largohet. Ai e bëri mirë punën e tij, ai ka përparësi ndaj zgjedhje dhe mendoj se do të gjejmë një marrëveshje”.