18.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Presidenti i “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi shpallet “Nderi i Qytetit” të Pejës

- Advertisement -

Me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të Pejës nga okupatori serb, Komuna e Pejës ka nderuar me titullin “Nderi i Qytetit” Presidentin e ‘Elkos Group-Etc’ dhe biznesmenin e fuqishëm kosovar Ramiz Kelmendin.

Titulli ka ardhur me motivacion për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe sportiv të qytetit.

Kelmendi, emër i fuqishëm në zhvillim ekonomik shtetëror e rajonal, njihet si një nga biznesmenët që mbetet i lidhur emocionalisht me Pejën, ndërsa kompania e tij, si një prej kompanive me rol të fuqishëm në mbushjen e arkës së shtetit, duke u shpallur për vite rresht si tatimpaguesi më i mirë.

Me rastin e pranimit të titullit ‘Nderi i Qytetit’, Ramiz Kelmendi, që përpos biznesmen, edhe Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në disa legjislatura dhe ish/Zv/Kryeministër, ka shprehur falënderimin e tij në solemnitet.

“Faleminderit Amerikë, faleminderit NATO, faleminderit familja Rugova, faleminderit familja Haradinaj, faleminderit familja Jashari dhe faleminderit UÇK për Lirinë e Pejës dhe Kosovës dhe që ne sot, këtu në këtë shesh gëzojmë të lirë. Për titullin falënderoj kryetarin e komunës Gazmend Muhaxheri, Kryesuesin e Kuvendit Rexhep Kurtbogaj, Asambleistët dhe veçanërisht qytetarët e Pejës. Titullin ja dedikoj familjes time dhe bashkëpunëtorëve të mi. Jam i lumtur me këtë nderë por edhe me këto pamje të solemnitetit ku rinia jonë sonte gëzon e vallëzon. Unë dhe kolegët do të punojmë shumë, që kjo rini e mrekullueshme mos ta lërë Kosovën, por vendin ta shoh si mundësi për tu zhvilluar e shkolluar. Në fund, me këtë rast, duke ndjerë me këto festa të Lirisë, dua të bashkëndjejë me kreun e UÇK-së, që po mbahen në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë. Shprehë bindjen dhe sigurinë time në pafajësinë e tyre dhe jam i prirë të besoi në vendime të drejta të kësaj Gjykate. Urime”, deklaroi Kelmendi me këtë rast.

Ndryshe, Komuna ka ndarë dekorata edhe për personalitete tjera të qytetit.

Të ngjashme

Të fundit