2.3 C
New York
Saturday, January 24, 2026

Buy now

Presidenti i Bregut të Fildishtë e bën vëllanë zëvendëskryeministër

- Advertisement -

Presidenti i Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara, e riformatoi kabinetin e vet të premten, duke i mbajtur në postet e tyre ministrat kryesorë, ndërsa vëllanë e vet, ministër i Mbrojtjes, Tene Birahima Ouattara,e emëroi në postin e hapur rishtazi të zëvendëskryeministrit, të cilin do ta mbajë bashkë me pozitën e ministrit.

Me këtë vendim Outtara i ri ngrihet në hierarkinë qeveritare, ndërsa pozitat kyçe mbeten të pandryshuara, duke sinjalizuar vazhdimësi më tepër sesa riformatim gjithëpërfshirës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Riformatimi erdhi pas rizgjedhjes së Ouattaras në tetor dhe fitores së partisë së tij në zgjedhjet e legjislativit në dhjetor, duke e siguruar shumicën parlamentare.

Ouattara, 84 vjeç, ish-zëvendësdrejtor menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, e ka udhëhequr vendin që nga viti 2011 dhe ka thënë se synon që t’i përgatisë kushtet për një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë gjatë mandatit të tij.

Këto ndryshime vijnë në kohën kur Bregu i Fildishtë, prodhuesi më i madh në botë i kakaos, po synon që t’i përforcojë gati 15 vjet të rritjes së qëndrueshme ekonomike, duke e bërë një ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në rajon.

Të ngjashme

Të fundit