5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Presidenti francez humbet maxhorancën absolute në parlament, Le Pen triumfon dhe premton “opozitë të ashpër” ndaj Macron

- Advertisement -

Presidenti francez Emmanuel Macron po shkon drejt humbjes së shumicës absolute në Asamblenë Kombëtare dhe kontrollit të axhendës së tij të reformave, pasi sondazhet e para nga katër anketues treguan se zgjedhjet e së dielës sollën një parlament të varur nga koalicionet.

Aleanca “Së bashku” e Macronit ka garuar me grupin NUPES të së majtës në rundin e parë të zgjedhjeve.

Kryetarja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen , tha sonte se do të kërkojë të bashkojë të gjithë “patriotët” jo vetëm nga e djathta por edhe nga e majta, pas rritjes së papritur të pushtetit të partisë së saj në zgjedhjet parlamentare.

“Populli vendosi të dërgojë një grup të fortë parlamentar të Alarmit Kombëtar në Asamblenë Kombëtare . Ky grup do të jetë më i madhi në historinë e partisë sonë. Ne i kemi arritur qëllimet tona: të bëjmë Emanuel Macron president të pakicës, pa kontroll të pushtetit,” shkruan Marine Le Pen në Tëitter.

Le Pen premtoi se partia e saj do të jetë një opozitë “e ashpër”, por në të njëjtën kohë “përgjegjëse” dhe do të respektojë institucionet.

Vetë Le Pen është zgjedhur anëtare e parlamentit në rajonin Enen-Beaumont ./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit