11.7 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Presidenti çek thotë se Serbia mund ta ndal luftën mes Rusisë dhe Ukrainës

- Advertisement -

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman deklaroi se një vend me “pozicion neutral” si Serbia mund të luajë një rol shumë domethënës si ndërmjetësues mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës që tashmë po përfundon vitin e saj të parë.

Gjatë një konference për shtyp në Beograd me homologun vendas, Vuçiq, lideri çek u shpreh se Serbia nuk do t’i bashkohet sanksioneve të tjera të BE kundër Rusisë dhe kjo i jep asaj mundësinë të marrë rolin e ndërmjetësit.

Të shtunën ish-shefi i ushtrisë dhe zyrtari i lartë i NATO-s, Petr Pavel fitoi zgjedhjet presidenciale në Republikën Çeke me një zotim për ta mbajtur vendin të ankoruar fort drejt Perëndimit.

Zeman ka qenë një figurë përçarëse gjatë dy mandateve të tij në detyrë gjatë dekadës së fundit, i cili shtyu për lidhje më të ngushta me Pekinin dhe gjithashtu me Moskën derisa Rusia pushtoi Ukrainën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit