Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka qëndruar në qytetin e Pejës këtë të shtunë.
Ai ka vizituar Qendrën e Komandës Rajonale ku ka takuar ushtarët shqiptarë që janë me shërbim në Kosovë.
“Sot, me trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët shërbejnë në KFOR për paqen dhe sigurinë e Kosovës”, ka shkruar Begaj në faqen zyrtare në Facebook.
Ai ka postuar edhe fotografi nga kjo vizitë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=338122568993520&id=100083873377379&mibextid=Nif5oz