Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka thënë se vendi i tij dhe Kosova ndajnë vlera të përbashkëta evropiane.
Ai në urimin që i ka dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë, ka thënë se do të vazhdojnë mbështetjen ndaj Kosovës.
“Në mesazhin e tij, Presidenti Van der Bellen ka theksuar lidhjet e forta që bashkojnë Austrinë dhe Kosovën, duke vënë në dukje se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta evropiane dhe qëndrime të ngjashme mbi shumë çështje.Presidenti austriak ka rikujtuar mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën dhe ka siguruar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej në rrugën evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.