18.6 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Presidenti Ademit pret Jérôme Champagne: Një mik të vjetër dhe i çmuar i futbollit tonë

- Advertisement -

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi të dielën ka pritur ish-zyrtarin e lartë të FIFA-s, Jérôme Champagne, i cili po qëndron në Kosovë, raporton Scanner.

Numri një i futbollit tonë përmes rrjeteve sociale, ka thënë se Champagne është mik i vjetër i futbollit kosovar. Sipas Ademit, Jérôme Champagne ishte një përkrahës i madh i pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Ky është postimi i Ademit:

Sonte pata kënaqësinë e veçantë të pres në Prishtinë një mik të vjetër dhe të çmuar të futbollit tonë, z. Jérôme Champagne, i cili po qëndron në Kosovë me ftesën time.

Champagne, ish-zyrtar i lartë i FIFA-s, ka qenë më i merituari dhe mbështetësi më i madh i pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. Ai është personi që e ka hartuar dosjen e parë të aplikimit tonë për anëtarësim dhe ka luajtur rol kyç në këtë proces historik.

Në atë kohë, ai përveç takimeve në FFK kishte zhvilluar takime edhe me ministrin e atëhershëm të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ku ishim dakorduar për bashkëpunimin dhe rrugën përpara drejt anëtarësimit.

Në një darkë miqësore, kujtuam sfidat që kemi kaluar së bashku dhe sukseset që i kemi arritur falë përkrahjes së sinqertë të njerëzve të tillë si z. Champagne.

Miqësia e tij me legjendën Fadil Vokrri, afërsia e tij me ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter dhe roli i tij në prapaskenat diplomatike kanë qenë jetike për afirmimin ndërkombëtar të futbollit tonë dhe ai pa dyshim do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së FFK-së.

Champagne vazhdon të mbështesë Kosovën sa herë që i jepet rasti, si dhe të ndihmojë në aspekte organizative dhe profesionale, kudo ku përvoja dhe dija e tij janë të dobishme për ne.

I shpreha mirënjohje për kontributin e pakursyer ndër vite, duke i dhuruar edhe një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

Z. Champagne na përgëzoi për të arriturat dhe organizimin e mirë pas anëtarësimit në UEFA e FIFA dhe na uroi fat e suksese në ciklin kualifikues të Botërorit 2026. 🇽🇰🤝🇫🇷

Të ngjashme

Të fundit