Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vazhduar vizitên në qytetin e Gjakovës.
“Implantimi i ri i barit në stadiumin e qytetit, një nga fushat më të mira në Kosovë, është shembull i përkushtimit për futbollin.
Me stadiumin që po përfundon, viti 2025 do të jetë historik për sportin në këtë qytet”, ka shkruar Ademi.
Postimi i plotë:
➡️Ditën e vazhdova në qytetin e bukur të Gjakovës. Së bashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Agim Nura, dhe anëtarët e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjakovës, vizita ishte mbresëlënëse.
🏟️Implantimi i ri i barit në stadiumin e qytetit, një nga fushat më të mira në Kosovë, është shembull i përkushtimit për futbollin.
Me stadiumin që po përfundon, viti 2025 do të jetë historik për sportin në këtë qytet.
FFK-ja do të vazhdojë të mbështesë çdo projekt zhvillimor!
🎉Anëtarëve të LRF Gjakova dhe komunitetit të futbollit në Gjakovë u përcolla urimet për Vitin e Ri.