Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kaluar një mbrëmje të veçantë në Mitrovicë, në mesin e ish-futbollistëve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit kosovar.
Në konakun e Ahmet Turkut, ish-futbollist i klubit elitar dhe ikonë e KF Trepça, Ademi u rrethua nga bashkëlojtarë të gjeneratës së artë, ku çdo bisedë dhe kujtim bartte peshën e historisë dhe krenarisë sportive.
Si shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite, Ademi ia dhuroi Ahmet Turkut fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke theksuar se, po të ishte aktiv në kohët e sotme, ai do ta meritonte pa asnjë dyshim ftesën në ekipin kombëtar.
“Respekt për legjendat që e kanë bërë këtë lojë më të madhe”, ka shkruar Ademi, duke vënë në pah rëndësinë e ruajtjes së kujtesës dhe nderimit të figurave që ndërtuan themelet e futbollit tonë.
#bashkëpërfutbollin
Postimi i plotë:
Një mbrëmje e veçantë mes njerëzve që, me djersë, pasion dhe krenari, ndërtuan një epokë të artë të futbollit. ⚽️
Në qytetin e Mitrovicës, në konakun e një emri që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit tonë, Ahmet Turku, ish-futbollist i klubit elitar dhe ikonë e KF Trepça.
I rrethuar nga shokët e tij, bashkëlojtarët e gjeneratës së artë, çdo muhabet kishte peshën e historisë, e çdo kujtim kishte vlerë.
Si shenjë respekti, ia dhurova fanellën e Kombëtares, sepse e konsideroj se, po të ishte në kohët e sotme, do të kishte merituar pa diskutim të ishte pjesë e saj. 🇽🇰
Respekt për legjendat që e kanë bërë këtë lojë më të madhe.
#bashkëpërfutbollin






