-0.4 C
New York
Friday, January 23, 2026

Buy now

Presidenti Ademi viziton klubet kosovare në përgatitje në Turqi

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar klubet kosovare që po zhvillojnë fazën përgatitore në Turqi, përkatësisht FC Ballkani, FC Malisheva, FC Drenica, FC Prishtina e Re dhe FC Feronikeli 74.
Gjatë vizitave, Ademi ka vlerësuar lart punën dhe seriozitetin e treguar nga klubet në përgatitjet për sfidat e ardhshme, duke theksuar përkushtimin, disiplinën dhe ambicien për sukses të drejtuesve, stafit teknik dhe futbollistëve.

Sipas tij, secili klub po investon maksimalisht në aspektin fizik, taktik dhe mental, me synimin për të ndërtuar një sezon sa më të suksesshëm në edicionin pranveror të garave.
“Atmosfera në çdo klub ishte pozitive, motivuese dhe plot shpresë për të ardhmen. Momente të tilla të rikujtojnë se futbolli është më shumë se një lojë – është pasion, sakrificë dhe ëndërr”, ka theksuar Ademi.

Në fund, kreu i FFK-së u ka uruar klubeve shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në vazhdim të kampionatit në Superligë dhe Ligën e Parë, duke shprehur bindjen se puna dhe përkushtimi i tyre do të shpërblehen në fushë.
⚽💙
#BashkëPërFutbollin

https://www.facebook.com/share/p/1C37hvvMTw/

Të ngjashme

Të fundit