-6.3 C
New York
Tuesday, January 27, 2026

Buy now

Presidenti Ademi viziton klubet e Ligës së Parë

- Advertisement -

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka qëndruar në Durrës ku ka realizuar vizita te klubet Trepça ’89, Dinamo, KEK-u, Istogu, Trepça dhe Kika, të cilat po përmbyllin fazën përgatitore në bregdetin shqiptar.

Gjatë këtyre vizitave, Ademi nga afër ka parë përgatitjet e skuadrave, duke theksuar rëndësinë e kësaj faze në ndërtimin e stinorit të ri garues.

Sipas tij, Liga e Parë në edicionin e ardhshëm pritet të jetë më e fortë dhe më e luftuar se kurrë, ku çdo ndeshje do të ketë peshë të veçantë dhe nuk do të ketë favoritë të qartë.
Ai ka shprehur respekt dhe vlerësim për angazhimin e lojtarëve, trajnerëve dhe stafeve teknike, të cilët po japin maksimumin për një kampionat sa më cilësor dhe interesant.

Postimi i plotë:

Qëndrova në Durrës për vizita te klubet Trepça ‘89, Dinamo, KEK-u, Istogu, Trepça dhe Kika, që po mbyllin fazën përgatitore në bregdetin shqiptar.

Ditë të lodhshme, por vendimtare, pasi në këtë fazë ndërtohet stinori që i pret këto skuadra.

Liga e Parë këtë vit pritet të jetë më e luftuar se kurrë. Çdo ndeshje do të jetë betejë, e çdo pikë do të ketë peshë të madhe.
Pa favoritë, por që vetëm puna, përkushtimi dhe zemra në fushë do ta bëjnë diferencën.

Respekt për lojtarët, trajnerët dhe stafet e këtyre skuadrave që po japin maksimumin për një stinor sa më cilësor e interesant. ⚽💙

#Bashkëpërfutbollin

Të ngjashme

Të fundit