Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore të merituar në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Euro 2026 në fazën ‘Main Round’, duke mposhtur Bullgarinë me rezultat të thellë 6:2
Me këtë rast, presidenti Ademi ka përgëzuar lojtarët dhe stafin e trajnerëve për këtë paraqitje dhe ka urua që edhe në ndeshjet e ardhshme të vazhdojnë me këtë ritëm, duke ndjekur me përkushtim objektivin e kualifikimit
Postimi i plotë:
Urime Kosovë fitorja!
Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore të merituar në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Euro 2026 në ‘Main Round’.
Dardanët e futsallit shkëlqyen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, duke e mposhtur Bullgarinë, me rezultat 6:2.
Përgëzoj lojtarët dhe stafin e trajnerëve për këtë paraqitje dhe uroj që edhe në ndeshjet e ardhshme të vazhdojnë me këtë ritëm, duke ndjekur me përkushtim objektivin e kualifikimit.
Forca Kosovë!
Kosova triumfon bindshëm ndaj Bullgarisë në kualifikimet për Euro 2026