Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Kosovës U16, e cila ka triumfuar me rezultat bindës kundër Kombëtares së Belizes, me rezultat 3:0, në ndeshjen e tretë në kuadër të turneut “UEFA Development U16” që u mbajt në Tiranë, raporton Scanner.
“Çdo triumf është shenjë e punës dhe përkushtimit të talenteve tona dhe stafit të trajnerëve, derisa tri fitoret në këtë turne konfirmojnë potencialin tonë”, shkruan Ademi.
Postimi i plotë:
🎉🇽🇰 Një sukses i merituar për Kombëtaren tonë U16 në “UEFA Development Tournament U16” në Tiranë, ku pjesëmarrëse ishin edhe Shqipëria, San Marino dhe Belize.
🏆 Çdo triumf është shenjë e punës dhe përkushtimit të talenteve tona dhe stafit të trajnerëve, derisa tri fitoret në këtë turne konfirmojnë potencialin tonë.
⚽ Përgëzoj të gjithë lojtarët e trajnerët për paraqitjen e mirë në këtë turne, ndonëse ekipi i kësaj grupmoshe u krijua rishtazi.
🔥 Sukseset e tilla na bëjnë krenar. Uroj që ekipet tona zinxhir të Kombëtares të kenë vazhdimësi dhe suksese, derisa për këtë gjeneratë ky të jetë fillimi i një rrugëtimi të shkëlqyeshëm në fanellën dardane.💪🌟
https://www.facebook.com/share/p/5vyGNjKYCGpBmDf8/?mibextid=oFDknk