31.3 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Presidenti Ademi uron kampionin e Kosovës: Drita shkruan një faqe të re në historinë e futbollit

- Advertisement -

Skuadra e Dritës ka bërë histori me kalimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Intelektualët’ triumfuan me shifrat 2 me 3 edhe në ndeshjen e dytë ndaj Differdange, duke triumfuar me rezultatin e përgjithshëm 2 me 4.

Rreth këtij triumfi ka reaguar presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ku i kanë uruar skuadrës gjilanase fitoren.

“FC Drita shkruan një faqe të re në historinë e futbollit të Kosovës. Klubi gjilanas kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, duke u bërë skuadra e parë kosovare që arrin një sukses të tillë në garën më prestigjioze të futbollit evropian”, thuhet në postimin e Ademit.

 

Të ngjashme

Të fundit