21.3 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Presidenti Ademi uron futbollistët për fitore: Na priftë e mbara edhe në ndeshjet e ardhshme!

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Kosovës për fitoren ndaj Armenisë.

“Edhe pse u gjendën dy herë në disavantazh në miqësoren ndaj Armenisë, djelmoshat tanë treguan karakter, vendosmëri dhe shpirt luftarak, duke përmbysur gjithçka dhe duke e merituar plotësisht fitoren (5:2)”, ka shkruar Ademi.

Postimi i plotë:

Urime fitorja, Kosovë! 🇽🇰🎉

Një tjetër fitore dhe një tjetër mbrëmje spektakolare nga djemtë tanë dardanë!

Edhe pse u gjendën dy herë në disavantazh në miqësoren ndaj Armenisë, djelmoshat tanë treguan karakter, vendosmëri dhe shpirt luftarak, duke përmbysur gjithçka dhe duke e merituar plotësisht fitoren (5:2).

Kosova u paraqit me mungesa të rëndësishme, por futbollistët që patën rastin të aktivizohen shkëlqyen me paraqitjen e tyre, duke dëshmuar se e ardhmja është premtuese dhe se kemi potencial të jashtëzakonshëm.

Urime të gjithëve dhe na priftë e mbara edhe në ndeshjet e ardhshme! 💙💛🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit