7 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Presidenti Ademi uron Fitër Bajramin: Shpresoj që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar

- Advertisement -

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Ademi tha se kjo festë është moment reflektimi dhe mirënjohjeje dhe një mundësi e mirë për të krijuar lidhjet me familjarë.

Me përfundimin e muajit të madhëruar të Ramazanit, kam kënaqësinë që sot, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju përcjell urimet më të mira për festën e Fitër Bajramit për Ju dhe Familjet tuaja. Në këtë festë le të kultivojmë vlerat e dashurisë, respektit dhe harmonisë në shoqërinë tonë, duke kontribuar për një të ardhme më të ndritur për të gjithë”.

Postimi i plotë:.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë të besimit islam! 🇽🇰🕌

I nderuar komunitet i futbollit

Me përfundimin e muajit të madhëruar të Ramazanit, kam kënaqësinë që sot, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju përcjell urimet më të mira për festën e Fitër Bajramit për Ju dhe Familjet tuaja.

Kjo festë është moment reflektimi dhe mirënjohjeje, një mundësi për të forcuar lidhjet familjare dhe për të ndarë të mirat me ata që kanë nevojë.

Në këtë festë le të kultivojmë vlerat e dashurisë, respektit dhe harmonisë në shoqërinë tonë, duke kontribuar për një të ardhme më të ndritur për të gjithë.

Me dëshirën që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar, në emrin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, ju uroj nga zemra Fitër Bajramin.

Shëndeti, begatia dhe lumturia qofshin me Ju dhe Familjet tuaja!

Urime e me fat Fitër Bajrami! 🎉🕌🌙✨

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit