8.7 C
New York
Friday, May 23, 2025

Buy now

Presidenti Ademi uron FC Prishtinën për triumfin në Kupën e Kosovës

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka uruar klubin e Prishtinës pas triumfi në Kupën e Kosovës.

“Sot përmbushët me sukses objektivin madhor të këtij edicioni – kurorëzimin me Kupën e Kosovës, trofe që njëherësh ju garanton pjesëmarrjen në garat evropiane” ka shkruar Ademi.

Postimi i plotë:

Urime FC Prishtina triumfi në Kupën e Kosovës 🎉⚪️🔵

Sot përmbushët me sukses objektivin madhor të këtij edicioni – kurorëzimin me Kupën e Kosovës, trofe që njëherësh ju garanton pjesëmarrjen në garat evropiane.

Ky është trofeu i nëntë i kupës për klubin tuaj që nga mëvetësimi i futbollit kosovar – një rikthim i lavdishëm i këtij trofeu në kryeqytet, pas dy vitesh nga suksesi i fundit në vitin 2023.

Finalja e sotme ishte dëshmi e profesionalizmit dhe karakterit të skuadrës suaj. Me një paraqitje të shkëlqyeshme, arritët të fitoni ndaj një kundërshtari të fortë si FC Llapi (1:0), duke i dhënë krenari tifozëve tuaj dhe gjithë kryeqytetit.

Ky sukses është fryt i përkushtimit, bashkëpunimit dhe punës së palodhshme të çdo hallke në klubin tuaj.

Urime të përzemërta për futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit, tifozët besnikë ‘Plisat’ dhe të gjithë qytetarët e Prishtinës për këtë arritje!

Gjithashtu, mirënjohje edhe për futbollistët e FC Llapi për një paraqitje dinjitoze dhe që i dhanë ngjyra spektakli kësaj finaleje.

Urime FC Prishtina e suksese në Evropë!

Të ngjashme

Të fundit