Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka uruar FC Prishtina 01 për triumfin në finalen dramatike të Kupës së Kosovës në futsall.
“Një finale e mbushur me emocione, pasion të tifozëve dhe rivalitet sportiv, kulmoi me fitoren e FC Prishtina pas vazhdimeve, 5:4”, ka shkruar Ademi, transmeton Scanner.
Postimi i plotë:
🏆 Urime FC Prishtina 01 triumfi në finalen dramatike të Kupës së Kosovës në futsall
Një finale e mbushur me emocione, pasion të tifozëve dhe rivalitet sportiv, kulmoi me fitoren e FC Prishtina pas vazhdimeve, 5:4.
I përgëzoj lojtarët, trajnerët dhe stafin e klubit kryeqytetas për trofeun e katërt në këtë garë dhe të tretin me radhë.
Kjo është dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit të vazhdueshëm të të gjithëve në këtë klub.
Përgëzime edhe për FC Vjosa për paraqitjen dinjitoze gjatë kësaj finaleje, por që me vendimin në sekondat e fundit e eklipsuan një mbrëmje madhështore të futsallit.
Sporti është më i bukur kur humbja pranohet me dinjitet. Ajo është pjesë e lojës dhe respektimi i ‘fair-play’it është vlerë që duhet të na udhëheqë të gjithëve – brenda dhe jashtë fushës.
FFK mbetet e përkushtuar për forcimin e frymës garuese, disiplinës dhe zhvillimit të futsallit si një prej shtyllave të sportit tonë.
https://www.facebook.com/share/p/12HpPScEumn/