Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar FC Dritën për arritjen historike në garat evropiane, duke u bërë klubi i parë nga Kosova që kalon fazën e ligës në UEFA Conference League dhe siguron kualifikimin në “play-off” të fazës nokaut.
“FC Drita ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit kosovar. Ky sukses nuk është i rastësishëm, por fryt i punës së palodhshme të stafit teknik, investimeve serioze të drejtuesve të klubit dhe përkushtimit e karakterit të treguar nga futbollistët në fushë,” ka theksuar Ademi.
Ai vlerësoi edhe paraqitjet dinjitoze të kampionit të Kosovës në garat evropiane, duke theksuar se, ndonëse ndeshja e fundit ndaj Rayo Vallecanos në Madrid nuk përfundoi me rezultat pozitiv, grumbullimi i 8 pikëve dëshmon pjekurinë dhe nivelin konkurrues të skuadrës në arenën ndërkombëtare.
“Suksesi i FC Dritës e rrit prestigjin e Superligës së Kosovës dhe shërben si shembull e motivim për të gjitha klubet tona,” shtoi ai.
Në fund, Ademi përgëzoi futbollistët, shtabin teknik dhe drejtuesit e klubit, duke i cilësuar si ambasadorë të denjë të futbollit kosovar, si dhe shprehu urime edhe për KF Shkëndijën e Tetovës për kualifikimin në “play-off”.
“Suksesi i çdo klubi shqiptar në Evropë na gëzon dhe na mbush me krenari,” përfundoi Ademi. 🇽🇰👐🇦🇱.
Postimi i plotë:
Urime FC Drita arritja historike 🎉⚽️🇽🇰
FC Drita ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit kosovar, duke u bërë klubi i parë që kalon fazën e ligës në UEFA Conference League dhe siguron kualifikimin në “play-off” të fazës nokaut.
Ky sukses nuk është i rastësishëm, por fryt i punës së palodhshme të stafit të trajnerëve, investimeve të drejtuesve të klubit dhe përkushtimit e karakterit të treguar në fushë nga ana e futbollistëve.
Edhe pse përballja e fundit ndaj një rivali të fortë si Rayo Vallecano në Madrid nuk përfundoi me rezultat pozitiv, performanca e përgjithshme me 8 pikë të grumbulluara dëshmon pjekurinë e skuadrës sonë kampione në këtë nivel të garave evropiane.
Ky sukses i Dritës e rrit pashmangshëm prestigjin e Superligës sonë dhe shërben si shembull dhe motivim për të gjitha klubet e tjera kosovare.
Përgëzime të sinqerta futbollistëve, shtabit teknik dhe drejtuesve të klubit; Ju jeni ambasadorët më të mirë të kampionatit tonë dhe rritjes së pandalshme!
Një urim i përzemërt shkon edhe për KF Shkëndija të Tetovës që po ashtu siguroi kualifikimin në “play-off”. Suksesi i secilit klub shqiptar në Evropë na gëzon dhe na jep ndjenja krenarie.
🇽🇰👐🇦🇱






