Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka uruar Dardanët U19 pas fitores ndaj Spanjës U19 në Prishtinë, raporton Scanner.
“Fitorja spektakolare 4:3 ndaj një prej gjigantëve më të mëdhenj të futbollit evropian është dëshmi e karakterit, shpirtit luftarak dhe kualitetit të jashtëzakonshëm të kësaj gjenerate”, shkruan Ademi.
Postimi i plotê:
Urime djelmoshave të Kombëtares U19 për triumfin historik ndaj Spanjës, kampionit në fuqi të Evropës!
Fitorja spektakolare 4:3 ndaj një prej gjigantëve më të mëdhenj të futbollit evropian është dëshmi e karakterit, shpirtit luftarak dhe kualitetit të jashtëzakonshëm të kësaj gjenerate. Pas një humbjeje sfiduese ndaj Austrisë, këta djem treguan forcë dhe vendosmëri për t’u rikthyer fuqishëm dhe për të na bërë krenarë të gjithëve.
Paraqitja e sotme është jo vetëm një fitore ndaj një emri të madh, por edhe një premtim për të ardhmen e ndritur të futbollit kosovar. Jam i bindur se këta djelmosha do të na sjellin edhe më shumë gëzime dhe suksese në të ardhmen.
Urime të sinqerta lojtarëve dhe stafit teknik, me në krye Adil Maliqin, për këtë sukses të jashtëzakonshëm!
Ju lumtë për zemrën dhe pasionin që e keni dhënë në fushë!
Forca Dardanët! ⚽🇽🇰