25.7 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Presidenti Ademi uron Dardanët U16 për fitoren e dytë radhazi

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës U16 ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s, duke shënuar edhe fitoren e dytë radhazi.

Të përzgjedhurit e trajnerit Mehmed Kurda mposhtën Andorrën, me rezultat 2:1, në një ndeshje ku dominuan me lojë dhe karakter.

Për këtë fitore ka shkruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

“Urime fitorja e dytë Dardanët U16 . Tjetër fitore për Kombëtaren e Kosovës U16 në turneun zhvillimor të UEFA-s në Tiranë. Kësaj radhe ndaj Andorrës (2:1), e cila dy ditë më parë triumfoi kundër Shqipërisë. Përgëzoj djemtë dardanë për këtë fitore dhe paraqitjen e shkëlqyeshme në këtë turne, gjë e cila dëshmon përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme. Po ashtu, mirënjohje edhe për stafin në krye me trajnerin Mehmed Kurda për përgatitjen e mirë të ekipit për këtë turne. Besoj që edhe në ndeshjen e fundit të turneut do të bëni paraqitje të tillë dinjitoze dhe do ta përmbyllni turneun si kampionë”, ka shkruar Ademi në “Facebook

Të ngjashme

Të fundit