Presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar Kombëtaren e Kosovës në futsall pas fitores së rëndësishme ndaj Austrisë me rezultat 6:3.
Ai e cilësoi këtë sukses si dëshmi të cilësisë, përkushtimit dhe shpirtit garues të ekipit, duke theksuar se “Dardanët” kanë potencial për të arritur edhe më larg në rrugëtimin drejt Botërorit 2028.
Kosova, me këtë fitore, ka siguruar kualifikimin në fazën “Main Round” të parakualifikimeve që po zhvillohen në Mal të Zi.
Ademi uroi që forma e mirë të vazhdojë edhe në ndeshjen e fundit ndaj Malit të Zi, si dhe në fazat e ardhshme të kualifikimeve.
Postimi i plotë:
Urime fitorja e dytë dhe kualifikimi në “Main Round” për Dardanët e futsallit 🎉👏🇽🇰
Përgëzoj djemtë e Kombëtares së Kosovës në futsall dhe stafin teknik për fitoren tejet të rëndësishme ndaj Austrisë (6:3), si dhe për paraqitjen shumë të mirë në këtë ndeshje të radhës në parakualifikimet për Botërorin 2028, që po mbahen në Malin e Zi.
Ky sukses dhe sigurimi i kualifikimit për në raundin kryesor të kualifikimeve dëshmojnë për cilësinë, përkushtimin dhe shpirtin garues të kombëtares tonë.
Rezultatet e deritanishme janë tregues i qartë se Dardanët kanë potencial për të shkuar edhe më larg në këtë rrugëtim.
Uroj që me paraqitje të tillë të vazhdojnë edhe në ndeshjen e fundit të këtyre parakualifikimeve kundër Malit të Zi, por edhe në fazën e ardhshme të kualifikimeve. 💛💙
Forca Kosovë! 🇽🇰






