Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar kampionin kosovar, Drita FC, për fitoren e parë historike në fazën e grupeve të UEFA Conference League.
Në një postim në rrjete sociale, Ademi ka vlerësuar se kjo është “një natë tjetër magjike për futbollin e Kosovës”, pas triumfit të gjilanasve në udhëtim ndaj Shelbourne, me rezultat 0:1, në kuadër të xhiros së tretë të garës.
“Kampioni ynë ka shkruar historinë duke realizuar fitoren e parë në fazën e ligës në UEFA Conference League. Goli i artë nga Almir Ajzeraj në minutën e 57-të vulosi një sukses të jashtëzakonshëm që do të mbahet mend gjatë, jo vetëm në historinë e klubit gjilanas, por në tërësi në futbollin tonë”, shkroi Ademi.
Ai theksoi se kjo fitore është rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe besimit të palëkundur të futbollistëve, stafit teknik dhe drejtuesve të klubit, si dhe dëshmi e rritjes së nivelit të kampionatit kosovar.
“Drita po dëshmon se me punë, organizim dhe pasion mund të arrihen suksese edhe në arenën evropiane. Përgëzime për kampionët tanë, shpresojmë se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri të futbollit të Kosovës. Ju lumtë kampionë, krenar me ju!”, përfundoi Ademi.
Postimi i plotë:
Urime Drita FC fitorja e parë historike në fazën e ligës të UEFA Conference League! 🎉🏆⚽
Një natë tjetër magjike për futbollin e Kosovës dhe për FC Drita!
Kampioni ynë ka shkruar historinë duke realizuar fitoren e parë në fazën e ligës në UEFA Conference League dhe atë në udhëtim ndaj Shelbourne, me rezultat 0:1, në kuadër të xhiros së tretë të kësaj gare.
Goli i artë nga Almir Ajzeraj në minutën e 57-të vulosi një sukses të jashtëzakonshëm, që pa dyshim do të mbahet mend gjatë jo vetëm në historinë e klubit gjilanas, por në tërësi në futbollin tonë.
Kjo fitore është rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe besimit të palëkundur të futbollistëve, stafit teknik dhe drejtuesve të klubit, por edhe dëshmi e rritjes së nivelit të kampionatit tonë.
Drita po dëshmon se me punë, organizim dhe pasion mund të arrihen suksese edhe në arenën evropiane.
Përgëzime për kampionët tanë, shpresojmë se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri të futbollit të Kosovës.
Ju lumtë kampionë, krenar me ju! 🇽🇰🔥






