Presidenti i FFK-së, Agim Ademi u uron fat skuadrave kosovare në garat evropiane.
Postimi i plotë:
🇽🇰⚽️ Sot nis rrugëtimi evropian i klubeve tona!
🏆Skuadra kampione FC Drita do ta hapë këtë edicion me ndeshjen ndaj Differdange në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.
🗓️Të enjtën, sfidën e saj në Ligën e Evropës e zhvillon FC Prishtina si mysafire kundër Sheriff Tiraspolit, ndërsa të njëjtën ditë në skenë zbret Malisheva në Ligën e Konferencës kundër Vikingur.
💪 Të gjitha klubeve tona në arenën evropiane u dëshirojmë suksese dhe paraqitje dinjitoze.
Ju priftë e mbara!