Presidenti i FFK-së, Agim Ademi të premten ka pritur disa nga yjet e Kombëtares së Kosovës,
I pari i futbollit tonë përmes rrjeteve sociale, ka bërë më dije se ka takuar Samir Ujkanin, Anel Rashkajn, Hekuran Kryeziun dhe Vedat Muriqin.
Ky është postimi i Ademit:
Me djemtë dardanë që po ndihmojnë në ndërtimin e së ardhmes së futbollit tonë
Pata kënaqësinë t’i presë yjet e futbollit tonë Samir Ujkanin, Anel Rashkajn, Hekuran Kryeziun dhe Vedat Muriqin. Të gjithë kanë dhënë shumë për fanellën e Kosovës në fushën e gjelbër, e tani edhe jashtë saj.
Vedati vazhdon të na bëjë krenar si një prej shtyllave të Kombëtares, ndërsa Samiri, Aneli dhe Hekurani tashmë janë pjesë e Federatës dhe trajnerë të kombëtareve të gjeneratave të reja.
Faleminderit për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë që vazhdoni t’i jepni futbollit të Kosovës! /