25.4 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Presidenti Ademi takon shefin e EULEX, një dashamirës të futbollit

- Advertisement -

Presidenti Ademi ka takuar sot  nē ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Ademi ka shkruar se e ka njoftuar Barbanon për përparimin që ka bërë FFK-ja ndër vite; për strukturën, projektet dhe ambiciet që kemi për të ardhmen e futbollit në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë takimit biseduam për përparimin që ka bërë FFK-ja ndër vite; për strukturën, projektet dhe ambiciet që kemi për të ardhmen e futbollit në vendin tonë.

Z. Barbano, i cili është edhe një dashamirës i madh i futbollit, u shpreh i impresionuar me rrugëtimin tonë dhe u interesua për mënyrën se si futbolli luan rol në ndërtimin e komunitetit dhe lidhjen mes njerëzve.

Një ide që na afroi më shumë si dy institucione ishte mundësia e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta sportive revyale mes EULEX-it dhe FFK-së, e që do të bashkojnë punonjësit e sundimit të ligjit me futbollistët në fushën e gjelbër.

Edhe pse vjen nga Italia, z. Barbano u largua nga ky takim si tifozi më i ri i Kombëtares dardane. E kjo është dëshmi e fuqisë që ka futbolli pavarësisht prejardhjes apo vendit. 🇽🇰⚽🇮🇹

Të ngjashme

Të fundit