8.6 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Presidenti Ademi takon presidentin e Federatës së Polonisë, flasin për bashkëpunimin mes federatave

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka pritur sot në një takim presidentin e Federatës së Futbollit të Polonisë, Cezary Kulesza, dhe sekretarin e kësaj federate, Łukasz Wachowski, raporton Scanner.

“Një nga temat kryesore të diskutimit ishte përvoja e Polonisë në zhvillimin e gjyqtarëve të futbollit, segment ky i cili është shumë i avancuar në këtë shtet dhe ka ndikim të madh edhe në nivelin botëror”, shkruan Ademi.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të prisja presidentin e Federatës së Futbollit të Polonisë, Cezary Kulesza, dhe sekretarin e kësaj federate, Łukasz Wachowski, në një vizitë të rëndësishme në Prishtinë. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit mes dy federatave dhe për ndarjen e përvojave të vlefshme për zhvillimin e futbollit, veçanërisht në nivelin e grupmoshave të reja.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte përvoja e Polonisë në zhvillimin e gjyqtarëve të futbollit, segment ky i cili është shumë i avancuar në këtë shtet dhe ka ndikim të madh edhe në nivelin botëror. Suksesi i gjyqtarëve polakë është një model që mund të shërbejë si frymëzim për gjyqtarët e Kosovës, në mënyrë që të ngrisin nivelin e tyre.

Në këtë takim, diskutuam gjithashtu për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta, të cilat do të fokusohen në zhvillimin e futbollit dhe mbështetjen për brezat e rinj. Këto projekte do të krijojnë mundësi për futbollistët e rinj të rriten e të zhvillohen dhe njëherësh do të forcojnë bashkëpunimin dhe miqësinë mes dy vendeve tona.

#BashkëPërFutbollin

https://www.facebook.com/share/p/17uC32dXKg/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit