2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Presidenti Ademi takon Mohamed Soltan, drejtor për Teknologji e Inovacion në Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite

- Advertisement -

Presidenti i FFK-së, Agim Ademj, ka takuar sot Mohamed Soltan, drejtor për Teknologji e Inovacion në Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, presidenti Ademi ka thënë se vizita e tij në FFK ka të bëjë me fillimin e bashkëpunimit lidhur me sistemin elektronik ‘MySAFF’ të zhvilluar nga Federata e Arabisë Saudite, e që është implementuar gjithashtu nga federata tjera botërore

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje në Kosovë, Mohamed Soltan, drejtor për Teknologji e Inovacion në Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite. Vizita e tij në FFK ka të bëjë me fillimin e bashkëpunimit lidhur me sistemin elektronik ‘MySAFF’ të zhvilluar nga Federata e Arabisë Saudite, e që është implementuar gjithashtu nga federata tjera botërore.

Soltan, në Kosovë shoqërohet nga kolegu i tij, Dhafer Alshehri, menaxher për teknologji në Federatën e Arabisë Saudite. Ata do të qëndrojnë në Kosovë deri të mërkurën, e ku do të mbajnë takime edhe me departamentet e FFK-së.

“MySAFF” është ekosistemi digjital, ku përfshihen: sistemi i regjistrimit të lojtarëve, sistemi i garave si dhe sisteme të tjera që mundësojnë vazhdimin e mëtutjeshëm të digjitalizimit të FFK-së.

#BashkëPërFutbollin

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit