18.8 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Presidenti Ademi takon kryetarin e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka pritur sot kryetarin e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ), Feti Demolli, raporton Scanner.

“E falënderova për punën e palodhur të UKSHFZ-së në promovimin e futbollit dhe të identitetit tonë kombëtar në Zvicër, aty ku po rriten shumë shqiptarë, e që janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës”, ka shkruar Ademi.

Postim i plotë:

Sot prita me shumë kënaqësi kryetarin e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ), Feti Demolli. Gjatë takimit diskutuam për gjendjen e klubeve shqiptare në diasporë, me theks të veçantë në Zvicër. Ritheksuam rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen e lidhjes mes futbollit shqiptar në diasporë dhe atij vendor.

E falënderova për punën e palodhur të UKSHFZ-së në promovimin e futbollit dhe të identitetit tonë kombëtar në Zvicër, aty ku po rriten shumë shqiptarë, e që janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës.

#BashkëPërFutbollin

Të ngjashme

Të fundit