Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, një ditë para shortit të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ka takuar kreun e FIFA-së, Gianni Infantino.
I pari i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se me Infantinon, ka biseduar për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe mbështetjen që FIFA do të vazhdojë të ofrojë për projektet e FFK-së.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim tjetër shumë miqësor me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në darkën e shtruar prej tij në prag të shortit për Kupën e Botës 2026. Diskutuam për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe mbështetjen që FIFA do të vazhdojë të ofrojë për projektet tona”, ka shkruar Ademi.
Sipas Ademit, presidenti Infantino i uroi fat Kosovës në shortin e nesërm dhe rrugëtim të mbarë në ciklin kualifikues.