Presidenti i FIFA-s, Giani Infantino, ka njoftuar se në muajin janar të vitit të ardhshëm do të fillojnë vizitat e delegacioneve të FIFA-s në federatat kombëtare, përfshirë edhe Federatën e Futbollit të Kosovës. Këto vizita kanë për qëllim monitorimin dhe bashkëpunimin për zhvillimin e projekteve të futbollit në nivel kombëtar.