22.1 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Presidenti Ademi takon futbollistë e gjeneratës së artë, Fadil e Xhevdet Muriqi

- Advertisement -

Presidenti Agim Ademi ka takuar dy emrat e shquar të gjeneratës së artë të KF Prishtina, vëllezërit Fadil dhe Xhevdet Muriqi, raporton Scanner.

Me këtë rast, Ademi ka kujtuar se takimet me vëllezërit Muriqi janë gjithmonë të veçanta, sepse përveç kujtimeve të bukura, ato sjellin edhe reflektim mbi rrugën që ka kaluar futbolli ynë nga periudhat sfiduese e deri tek progresi i sotëm.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë që, pas dy vitesh, të mirëpres sërish në vizitë në FFK, dy emrat e shquar të gjeneratës së artë të KF Prishtina, vëllezërit Fadil dhe Xhevdet Muriqi, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë.

Takimet me vëllezërit Muriqi janë gjithmonë të veçanta, sepse përveç kujtimeve të bukura, ato sjellin edhe reflektim mbi rrugën që ka kaluar futbolli ynë nga periudhat sfiduese e deri tek progresi i sotëm.

Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe bashkëlojtari i tyre dhe bashkëpunëtori ynë, Abdyl Bellopoja, vëllëzërit Muriqi na përgëzuan për punën e bërë në zhvillimin e futbollit dhe për përparimin e vazhdueshëm të Kombëtares së Kosovës.

Vëllëzërit Muriqi i falënderova sinqerisht për këtë vizitë dhe për dashurinë që vazhdojnë ta tregojnë ndaj futbollit të Kosovës, duke iu dëshiruar pushime të këndshme në vendlindje.

#bashkëpërfutbollin⚽️🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit