Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka takuar ekipin U19 gjerman, së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, mikun e futbollit të Kosovës, Jorn Rohde, ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, si dhe ish-zv/kryetarin e DFB-së, Rainer Milkoreit, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre.
Postimi i plotë:
Në prag të ndeshjes miqësore të Kombëtares U19 me Përfaqësuesen e Saksonisë së Gjermanisë, pata kënaqësinë të takoj ekipin U19 gjerman, së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, mikun e futbollit të Kosovës, Jorn Rohde, ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, si dhe ish-zv/kryetarin e DFB-së, Rainer Milkoreit, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre.
Ndeshjet e tilla janë thelbësore për të ndarë përvoja dhe për të forcuar bashkëpunimin edhe më shumë në mbështetje të të rinjve në futboll. ⚽🇽🇰🇩🇪