24.5 C
New York
Friday, July 11, 2025

Buy now

Presidenti Ademi takon edhe kryetarin e Komunës së Vitisë

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka takuar sot edhe kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, raporton Scanner.

“Në këtë takim miqësor, diskutuam për projekte konkrete që lidhen me ndërtimin e fushave të reja të futbollit në Komunën e Vitisë, si pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit që kemi nënshkruar me këtë komunë”, shkruan Ademi, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme pata kënaqësinë të takoj edhe një tjetër mik dhe bashkëpunëtor në zhvillimin e futbollit, kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Në këtë takim miqësor, diskutuam për projekte konkrete që lidhen me ndërtimin e fushave të reja të futbollit në Komunën e Vitisë, si pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit që kemi nënshkruar me këtë komunë.

Përkushtimi i kryetarëve lokalë si z. Haliti për të investuar në infrastrukturën sportive është thelbësor për të krijuar kushte më të mira për të rinjtë, për klubet dhe për zhvillimin e futbollit në Viti.

Falënderova kryetarin Haliti për gatishmërinë dhe bashkëpunimin.

#BashkëPërFutbollin

Të ngjashme

Të fundit