Pas Leon Avdullahut presidenti i FFK-së, Agim Ademi takon edhe Demir Xhemalija, një tjetër talent kosovar që militon tek klubi i madh zviceran, Basel.
19-vjeçari, i cili është edhe kapiten i Kombëtares së Zvicrës U19, mund të jetë një tjetër talent që mund t’i bashkohet Kombëtares sonë në të ardhmen.
I pari i futbollit tonë, përmes rrjeteve sociale, ka thënë se Demir Xhemalija është një futbollist fantastik.
“Me talentin 19-vjeçar nga Kosova, Demir Xhemalija, lojtar i FC Basel dhe kapiten i Kombëtares së Zvicrës U-19. I urova suksese tutje në karrierë. Demiri është një futbollist fantastik dhe një djalë i mrekullueshëm nga një familje shumë e mirë”, ka shkruar presidenti Ademi