Presidenti i FFK-së, Agim Ademi të enjten ka takuar kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berishën.
Numri një i futbollit tonë përmes rrjeteve sociale, ka thënë se me të parin e Komunës së Fushë Kosovës, ka biseduar për ardhmen e futbollit tonë, konkretisht për ndërtimin e fushave të reja, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me këtë komunë, raporton Rekordi.net.
‘Sot pata kënaqësinë ta mirëpres në vizitë kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, mikun tim, Burim Berisha.
Diskutuam për një temë që na bashkon të gjithëve, të ardhmen e futbollit tonë, konkretisht për ndërtimin e fushave të reja, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me këtë komunë.
Është gjithmonë inkurajuese dhe motivuese të shohësh përkushtimin e kryetarëve të komunave për të investuar në sport dhe për të bashkëpunuar për zhvillimin e infrastrukturës sportive në vendin tonë.
E falënderova kryetarin Burim Berisha për bashkëpunimin dhe mbështetjen konkrete për futbollin dhe të rinjtë e kësaj komune’, ka shkruar Ademi.