9.8 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Presidenti Ademi takon ambasadorin britanik dhe futbollistin Faton Paqaradën

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një darkë miqësore dhe produktive me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në takim ishte i pranishëm edhe futbollisti kosovar, Faton Paqarada.

Ademi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushën e futbollit, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe mbështetjen për talentet e rinj në Kosovë.

“Sonte pata kënaqësinë të kem një darkë shumë miqësore dhe produktive me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ku ishte i pranishëm edhe miku ynë dhe i sportit kosovar, Faton Paqarada. Ashtu sikurse miqësia mes dy vendeve tona, edhe ne diskutuam për mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushën e futbollit,” ka shkruar Ademi.

Ai ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për gatishmërinë dhe përkushtimin në avancimin e partneritetit në të mirë të sportit dhe komunitetit.

Postimi i plotë:

Sonte pata kënaqësinë të kem një darkë shumë miqësore dhe produktive me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ku ishte i pranishëm edhe miku ynë dhe i sportit kosovar, Faton Paqarada. 🇽🇰🤝🇬🇧

Ashtu sikurse miqësia mes dy vendeve tona, edhe ne diskutuam për mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushën e futbollit, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe mbështetjen për talentet e rinj.

E falënderoj ambasadorin Hargreaves për gatishmërinë dhe përkushtimin që të avancojmë partneritetin tonë në të mirë të sportit dhe të komunitetit.

#BashkëPërFutbollin

#BashkëPërFutbollin 🇽🇰🤝🇬🇧

Të ngjashme

Të fundit