Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në ceremoninë e 100-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë ka takuar edhe presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, raporton Scanner.
“Programi “HatTrick” i UEFA-s është financuesi më i madh në infrastrukturën e FFK-së, në fusha stërvitore dhe kampe nacionale, si në Hajvali po ashtu edhe në Obiliq dhe tani në Batllavë”, shkruan Ademi.
Postimi i plotë:
Në ceremoninë e 100-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë takova edhe presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, me të cilin diskutuam për rëndësinë e avancimit të infrastrukturës sportive në rajonin tonë dhe i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e madhe në këtë drejtim për federatën tonë, si anëtarja më e re e UEFA-s
Programi “HatTrick” i UEFA-s është financuesi më i madh në infrastrukturën e FFK-së, në fusha stërvitore dhe kampe nacionale, si në Hajvali po ashtu edhe në Obiliq dhe tani në Batllavë.
Vitin e ardhshëm pritet të shtohet buxheti i UEFA-s përmes projekteve të HatTrick-ut.
#BashkëpërFutbollin