22.5 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Presidenti Ademi takohet me legjendën e futbollit botëror, Luis Figo

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim miqësor me një prej emrave më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror, Luis Figo.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi ka shprehur kënaqësinë për këtë takim të veçantë me superyllin portugez, duke e cilësuar atë si një mik të jashtëzakonshëm dhe kontribuues të madh të futbollit edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar.

Gjithmonë kënaqësi të takohemi bashkë! Një superyll në fushë, një legjendë që po vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e futbollit edhe pas karrierës si lojtar dhe mbi të gjitha një mik i jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Ademi, duke ndarë edhe një fotografi me Figon.

Luis Figo, fitues i Topit të Artë në vitin 2000 dhe ish-yll i skuadrave si Barcelona, Real Madrid dhe Inter, është i njohur jo vetëm për sukseset në fushë, por edhe për angazhimin e tij në zhvillimin e futbollit global përmes roleve të ndryshme në UEFA dhe FIFA.

Ky takim vjen si dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme të liderit të FFK-së për të ndërtuar ura miqësie dhe bashkëpunimi me figurat më të njohura të futbollit botëror.

Të ngjashme

Të fundit