28.8 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Presidenti Ademi takohet me futbollistin Arbër Zeneli, pas rikuperimit të tij

- Advertisement -

Futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, është takuar sot me presidentin e FFK, Agim Ademi, ku është folur për karrierën e tij, rikuperimin nga lëndimet dhe rikthimin e pritur në fushë.

Zeneli, i cili ka qenë një nga lojtarët më vendimtarë të Kosovës që nga ndeshjet e para ndërkombëtare, ka lënë gjurmë me golat dhe asistimet e tij, duke u bërë një prej figurave më të dashura të tifozëve. Edhe pse lëndimet e kanë penguar në periudha të caktuara, synimi i tij është që shumë shpejt të rikthehet në formën më të mirë dhe të jetë sërish pjesë e kombëtares.

“Arbër Zeneli mbetet një aset i çmuar për futbollin e Kosovës dhe për gjithë sportdashësit tanë,” ka shkruar Ademi./Scanner/

Të ngjashme

Të fundit