16.6 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Presidenti Ademi sot në Pejë për projektin: “Çdo 45 ditë nga një fushë futbolli”

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, po vazhdon të realizojë projektin ‘Çdo 45 ditë nga një fushë futbolli”, duke bërë kështu infrastrukturë moderne për të gjitha klubet dhe regjionet e Kosovës, raporton Scanner.

“Sot, bashkë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetarin e LRF Pejës, Avdi Gashi dhe kryetarin e KF Rilindja 1974, Etnik Berisha, vizituam fshatin Baran, përkatësisht KF Rilindja, ku është në përfundim fusha e re e futbollit. Kjo fushë do të jetë një tjetër vatër e talenteve të futbollit”, ka shkruar Ademi.

Postimi i plotë:

✅ Vazhdojmë me projektin “Çdo 45 ditë nga një fushë futbolli”. Po ndërtojmë infrastrukturë moderne për të gjitha klubet dhe regjionet e Kosovës.

⚽️ Çdo fushë po ndërtohet me licencë ‘PRO’ të UEFA-s dhe FIFA-s dhe me materiale të standardeve më të larta dhe bar të klasit të parë.

🏟️Këto fusha do të jenë baza për zhvillimin e talenteve tona në çdo cep të vendit.

📍 Sot, bashkë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetarin e LRF Pejës, Avdi Gashi dhe kryetarin e KF Rilindja 1974, Etnik Berisha, vizituam fshatin Baran, përkatësisht KF Rilindja, ku është në përfundim fusha e re e futbollit. Kjo fushë do të jetë një tjetër vatër e talenteve të futbollit.

#bashkëpërfutbollin⚽️🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit