29.1 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

Presidenti Ademi sjellë në Kosovë ish përzgjedhësin, Bernard Challandes

- Advertisement -

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka sjellë në Kosovë ish përzgjedhësin, Bernard Challandes në prag të ndeshjes me Armeninë.

“Ish-trajneri i Kosovës dhe më herët edhe i Armenisë, Bernard Challandes, do të jetë i pranishëm në ndeshjen miqësore mes dy kombëtareve që ai dikur i ka drejtuar me pasion dhe përkushtim”, ka shkruar presidenti Ademi.

Postimi i plotë:

Me ftesën time, në Kosovë është rikthyer miku ynë i veçantë, Bernard Challandes.

Ish-trajneri i Kosovës dhe më herët edhe i Armenisë, Bernard Challandes, do të jetë i pranishëm në ndeshjen miqësore mes dy kombëtareve që ai dikur i ka drejtuar me pasion dhe përkushtim.
Kjo sfidë është më shumë sesa një ndeshje futbolli për të, është një rikthim emocional, një përballje me kujtimet dhe emocionet që e kanë shoqëruar në dy kapituj të rëndësishëm të karrierës së tij si trajner.

Jam i lumtur që Bernardi tani gëzon shëndet të mirë dhe pati mundësinë të vijë dhe do ta ndjekë këtë ndeshje nga afër, teksa sonte takoi edhe përzgjedhësin aktual të Kosovës, Franco Foda, si dhe futbollistët tanë me të cilët e lidhë një miqësi dhe respekt i ndërsjellë.

Të ngjashme

Të fundit