4.2 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

Presidenti Ademi reagoi pas ndeshjes Kosovë–Zvicër: “Mos e errësoni arritjen historike, Kosova është në Play-Off!”

- Advertisement -

 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas barazimit 1:1 me Zvicrën, duke theksuar se Dardanët kanë arritur një sukses historik – kualifikimin për herë të parë në “Play-Off” për Kupën e Botës 2026.

Ademi u shpreh se pavarësisht kushteve të vështira me shi të pandërprerë dhe zërave që ndeshja nuk do të zhvillohej, stadiumi dhe fusha e rinovuar e kanë përballuar sfidën, ndërsa Kombëtarja e Kosovës ka treguar një tjetër paraqitje të shkëlqyer.

Ai kritikoi disa televizione, portale dhe analistë që, sipas tij, e lanë në hije suksesin e Kombëtares duke u fokusuar në çështje të pavërteta dhe debate pa lidhje me futbollin.

“Mbizotëroi propaganda e urrejtja e atyre që iu dhemb suksesi i Kosovës. U krijuan narrativa të pavërteta për fushën, për ndeshjen, për gjithçka tjetër përveç futbollit,” deklaroi Ademi.

Ai theksoi se Kosova, si shtet i vogël por komb i madh, ka dëshmuar edhe njëherë potencialin e saj dhe është tashmë në mesin e ekipeve që luftojnë për një biletë në Botëror.

Duke folur për fishkëllimat ndaj Granit Xhakës, Ademi tha se ato nuk përfaqësojnë masën e tifozëve, duke shtuar se ‘Dardanët’ nuk kanë qenë pjesë e tyre. Ai rikujtoi se Xhaka dhe Shaqiri janë “aset kombëtar dhe ambasadorë të popullit tonë”, njësoj si artistët shqiptaro-britanikë dhe personalitete të tjera që kontribuojnë nga diaspora.

Ademi falënderoi tifozët që, pavarësisht motit të rënduar dhe propagandës për moszhvillimin e ndeshjes, mbushën stadiumin dhe përkrahën skuadrën deri në fund.

“Ju jeni zemra e suksesit tonë. Kosova është në Play-Off – deshët apo s’deshët ju. Forca Kosova!”, përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Agim Ademi reagoi pas ndeshjes Kosovë–Zvicër: “Mos e errësoni arritjen historike, Kosova është në Play-Off!”

Të ngjashme

Të fundit