Presidenti Agim Ademi ka pritur sot talentin e lojërave elektronike, Uliks Polloshkën, i cili do ta përfaqësojë Kosovën në kualifikimet për Kampionatin Evropian në lojërat elektronike “e-Euro 2024”, që organizohet nga UEFA.
Uliksi fitoi turneun përzgjedhës të organizuar nga UEFA dhe FFK, me mbi 180 pjesëmarrës nga Kosova dhe kësisoj e fitoi të drejtën e përfaqësimit të Kosovës në kualifikimet për “e-Euro 2024”.
Kosova është e përfshirë në Grupin G, ku do të përballet me Belgjikën, Suedinë, Finlandën, Ukrainën, Irlandën Veriore, Uellsin dhe Ishujt Faroe.
Presidenti Ademi ka shprehur bindjen e tij në talentin dhe potencialin e Uliks Polloshkës, teksa ia dhuroi atij fanellën dardane dhe i ofroi mbështetjen e plotë në këtë rrugëtim.
“Është kënaqësi që Kosova tashmë ka një përfaqësues në lojërat elektronike si trendi më i ri në botë. FFK do të jetë përkrahëse në çdo aspekt e këtij rrugëtimit të përbashkët që e kemi me Uliksin. Kam besim që Kosovën në këtë garë do ta përfaqësojë dinjitetshëm”, tha presidenti Ademi.
Teksa Uliksi u shpreh i lumtur që iu dha mundësia të kontribuojë në këtë formë për Kosovën.
“Jam i lumtur që po e përfaqësoj Kosovën në këtë kompeticion. Si një shqiptar i Kosovës, por i rritur në disporë kjo është një ëndërr e realizuar, për çka jam shumë krenar”, tha Polloshka.
Garat në grupe zhvillohen më 16 e 17 mars dhe do të jenë online, teksa kjo është një mundësi e mirë që Kosova të tregojë aftësitë e talenteve tona edhe në skenën ndërkombëtare të lojërave elektronike.
https://www.facebook.com/share/p/GxcqkhFWZJxFn2mF/?mibextid=oFDknk