Të përzgjedhurit e këtij kampi, Olti Jashari (8 vjeç), Bora Bajrami (15 vjeç) dhe Oldion Kiqina (14 vjeç), u pritën në një atmosferë të ngrohtë në selinë e FFK-së.
Gjatë bashkëbisedimit, presidenti Ademi i përgëzoi për suksesin e tyre dhe i inkurajoi që të vazhdojnë të ndjekin pasionin e tyre dhe të punojnë me përkushtiml.
“Kjo është një mundësi e madhe dhe një hap i rëndësishëm në zhvillimin tuaj si futbollistë. FFK do të jetë gjithmonë pranë jush, duke ju mbështetur në çdo hap të rrugëtimit tuaj”, theksoi kreu i FFK-së.
Talentet e reja shprehën vendosmërinë për të realizuar ëndrrat e tyre në një prej akademive më prestigjioze të futbollit në botë.
Presidenti Ademi gjithashtu theksoi se ky është një tregues i qartë i potencialit që futbolli kosovar ka për të ofruar, duke u shprehur krenar për të arriturat e të rinjve tanë.
Ai ju uroi Oltit, Borës dhe Oldionit suksese të mëtejshme dhe që të ju prijë e mbara në këtë rrugëtim.