-0.6 C
New York
Saturday, December 20, 2025

Buy now

Presidenti Ademi priti në FFK drejtorin e FIFA-s për Evropë, Elkhan Mammadov

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në selinë e FFK-së drejtorin e Federatave të Evropës në FIFA, z. Elkhan Mammadov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë me rastin e inaugurimit të fushës “FIFA Arena” në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.

Gjatë takimit, Ademi e falënderoi Mammadovin për mbështetjen e vazhdueshme që ai personalisht, por edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i kanë dhënë Federatës së Futbollit të Kosovës dhe zhvillimit të futbollit në vend.
Projekti “FIFA Arena”, sipas Ademit, është një iniciativë shumë e rëndësishme e FIFA-s, e cila synon krijimin e hapësirave moderne dhe të sigurta për fëmijët dhe të rinjtë, duke u mundësuar atyre të luajnë futboll dhe të zhvillojnë talentin e tyre në kushte adekuate.

Nga ana e tij, z. Mammadov e përgëzoi kryetarin Ademi për sukseset e arritura gjatë këtij viti, në veçanti për kualifikimin e Kombëtares së Kosovës në fazën “play-off”. Ai shprehu gjithashtu urimin që dy ndeshjet vendimtare të muajit mars të përmbyllen me sukses dhe që Kosova, për herë të parë, të sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës.

Postimi i plotê:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në selinë e FFK-së drejtorin e Federatave të Evropës në FIFA, z. Elkhan Mammadov, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë me rastin e inaugurimit të fushës “FIFA Arena” në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.

Gjatë takimit e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që ai personalisht, por edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i japin Federatës së Futbollit të Kosovës dhe zhvillimit të futbollit në vendin tonë.

Projekti “FIFA Arena” është një iniciativë e rëndësishme e FIFA-s, që synon krijimin e hapësirave moderne dhe të sigurta, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të luajnë futboll dhe të zhvillojnë talentin e tyre.

Nga ana e tij, z. Mammadov më përgëzoi për sukseset e arritura gjatë këtij viti, në veçanti për kualifikimin e Kombëtares në “play-off”, duke shprehur urimin që edhe dy ndeshjet e muajit mars t’i përmbyllim me sukses dhe për herë të parë të sigurojmë kualifikimin në Kupën e Botës.

Të ngjashme

Të fundit